Organizata Human Rights Watch ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë, ka mes të tjerave raportohet për një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+, ishin çështjet kryesore ku u fokusuan studiuesit për të drejtave e njeriut.
Ndër të tjera në raport është vënë në dukje edhe gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve nga ana e bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i cili njëherësh është edhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Prindon Sadriu, si dhe shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi.
Në shkurt Sadriu, me një postim në Facebook etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ndërsa në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “biznese kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato. “Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët” thuhet në raport.
Raporti, sipas Partisë Demokratike të Kosovës,ka dëshmuar “paaftësinë” e qeverisë Kurti.
“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare”, ka shkruar Kryetari i pdk-së Memli Krasniqi, në një postim në rrjetet sociale./abcnews.al


