Hoyt Brian Yee paralajmëon Vuçiç: Tërësia territoriale e Kosovës s’preket, do të ketë pasoja

schedule09:57 - 31 Tetor, 2017

schedule 09:57 - 31 Tetor, 2017

Në një intervistë për televizionin serb Pink, presidenti Aleksandër Vuçiç ka bërë publike detaje te bisedës mes tij dhe diplomatit amerikan Hoit Brajan Ji gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd, tema më e nxehtë ishte ajo e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët. Ai i bëri këto komente në një intervistë të paralajmëruar me televizionin serb “Pink” në të cilën foli më hollësisht për takimin e një jave më parë me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee, i cili nxiti shumë reagime me qëndrimin se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige”, duke iu referuar politikës serbe të ecjes në vijën e ngushtë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Vucic tha se takimi me zyrtarin amerikan “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda”. Ai shtoi se temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia. Kreu i shtetit serb konfirmoi se ndihmësekretari amerikan i shtetit i kishte bërë të qartë se tërësia territoriale e Kosovës nuk mund të preket ndryshe do të ketë pasoja dhe Beogradi është i vetëdijshëm përë këtë. e pyetjes se pse u prek tërësia territoriale e serbisë nëntë vjet më parë Ji u përgjigj se atëherë vlenin rregulla të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Hot Ji shprehën shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan. Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

Presidenti serb përsëriti dhe njëherë se Serbia duhet të provojë të gjejë “një marrëveshje historike më shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve”.

Të hënën Serbia nisi zyrtarish dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës me takimin e parë të grupit punues për këtë çështje që duhet të bashkërendojë debatet. Gjatë fundjavës ai tha se Serbia duhet të lirohet nga mitet dhe “gënjeshtrat se gjithçka në Kosovë është serbe, sikurse edhe nga gënjeshtrat se në Kosovë nuk ka më asgjë serbe”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!