Hoxhaj: Luftëtarët serbë në Ukrainë, përpjekje ruse për destabilizimin e Europës

schedule13:11 - 1 Nëntor, 2017

schedule 13:11 - 1 Nëntor, 2017

Zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj deklaroi se prania e luftëtarëve serbë në Ukrainë është dëshmi e pjesëmarrjes së Beogradit në luftën e Rusisë për destabilizimin e Europës.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Tuter, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh se një numër i madh i trupave paraushtarake serbe po luftojnë në Ukrainë. Këtë fakt ai e konsideron si një dëshmi se Serbia është pjesëmarrëse aktive në luftën hibride të Rusisë. Për këtë fakt ka reaguar më parë dhe ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych, i cili theksoi se ajo që po bëjnë serbët në Ukrainë është terrorizëm. Aleksandrovych, në një për BIRN u shpreh se e ka ngritur këtë problem disa herë në qeverinë e Serbisë, duke ushtruar presion dhe tek shteti serb që të marrë masa, mirëpo Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap, për shkak të raporteve të ngushta miqësore me Rusinë.

Ambasadori ukrainas ka shkuar edhe më larg duke thënë se Rusia po i trajnon këta mercenarë serbë për të vrarë ukrainasit. Ai madje është i bindur se Rusisë nuk i intereson fati i Serbisë, dhe se e përdorin vetëm për të destabilizuar Evropën. As Ministria e Jashtme e Serbisë dhe as Ambasada e Rusisë në Serbi nuk kanë dashur t’u përgjigjen pyetjeve të BIRN-it në lidhje me këtë çështje.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!