Hoxha: Si u shpëtoi Bledar Muça 5 atentateve, i fundit para 5 muajsh, çfarë i gjetën pasi e vranë

schedule20:22 - 25 Janar, 2022

schedule 20:22 - 25 Janar, 2022

Bledar Muça i ekzekutuar 2 ditë më parë në Blegjikë u ka shpëtuar më herët 5 atentateve. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc ka deklaruar se atentati i fundit i dështuar ka qenë para 5 muajsh në shtëpinë e tij, në të njëjtin vend ku është ekzekutuar 2 ditë më parë.

“Muça u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Muça është qëlluar para banesës, s’ka pasur armë kur është vrarë.

Ka pasur një tentativë tjetër për atentat para 5 muajsh, në atë rast atentatorët kishin ndjekur makinën, por u  ishte larguar nga sytë dhe pasi kanë gjetur makinën në garazh kanë parë një preson tjetër duke drejtuar makinën pra nuk ishte Bledar Muça, ata kanë marrë kokainën në makinë dhe janë larguar duke mos e vrarë personin.

Në vendet e BE personazhë të tillë nuk lëvizin të armatosur. Informacioni i fundit për vendndodhjen e tij ishin Emiratet e Bashkuara. Qëndrojnë në këto vende se siguria ndaj tyre është më e madhe”, tha Hoxha.

Lexo edhe: Vrasja e Muçës, Hoxha: Bankomati i klanit, autorët marokenë, u prenë “krahët Çapjave”. Udhëtimi në Dubai me Florencin

Teksa ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen, gazetari u shpreh se Muça në Shqipëri lëvizte ma pasaportë britanike, ndërsa i vrarë është gjetur me pasaportë bullgare.

“Goditja e klanit Çapja ishte arritje e madhe e policisë. Bledar Muça njihej edhe me nofkën si bankomati, ishte i  riu që prodhonte të ardhurat për klanin, që kishte njohjet. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga Shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare. Imagjino sa e vështirë është të gjurmosh personazhë të tillë”, shtoi ai në Abc. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!