Teksa komenton ngjarjet e fundit të 4 sulmeve ndaj efektivëve në Shkodër, gazetari Artan Hoxha pohon se policët e sulmuar kanë qenë efektivë terreni, të cilët kanë qenë prezent në frontin e parë e zbulimeve të parcelave të kanabisit në Shkodër kohët e fundit.
I ftuar në Abc Live, Hoxha thotë se këtë vit në vendin tonë ka ndryshuar mënyra e filmimit të parcelave të kanabisit.
Në vend të avionit të Guarda Di Finanza këtë vit Italia ka sjellë në Shqipëri një helikopter për filmimin dhe gjetjen e kanabisit.
Lexo edhe: Artan Hoxha zbulon “hilenë” e kultivuesve të kanabisit: Si po u shpëtojnë patrullimeve
Sipas Hoxhës helikopteri është më i saktë në monitorim dhe filmim në krahasim me avionin.
Hoxha thotë në ABC Live se helikopteri do e bëjë më të vështirë aktivitetin e kultivuesve të drogës në Shqipëri.
Ndër të tjera Hoxha zbuloi se autoritetet italiane kanë marrë nga policia shqiptare hartat e kanabisit në vendin tonë, duke kombinuar në këtë mënyrë monitorimin nga lart me dërgimin e policëve në terren.
Si rrjedhojë kjo metodë vë në rrezik efektivët e terrenin, thotë Artan Hoxha.
“Deri javën e kaluar numërova katër raste në një muaj. Në 97-ën nuk mbaj mend sulme kaq intensivë në komisariate e policisë. Janë sulmuar efektivë që mbulojnë terrenin.
Në operacion e sipër policia e Shkodrës zbuloi dhe një shtëpi bari. U fut në hartë edhe Kopliku. Italianët kanë sjellë helikopterë dhe jo avion, helikopteri skanon dhe filmon në çdo vend.
Çdo kultivues nuk do të jetë i sigurt këtë vit, sepse ky mjet i furnizuar me informacion nga policia shqiptare është shumë më efektiv nga avioni i Guarda di Finanza. Kam koordinata nga zona të thella të Shkodrës. Problemi nuk janë kultivuesit e thjeshtë, problemi është kultivimi i organizuar”, u shpreh Hoxha në Abc Live.
/abcnews.al/