Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin edhe shpalljen në kërkim të autorit të masakrës së Bradasheshit të ndodhur në Elbasan në dhjetor të 2018.
Hoxha në fjalën e tij ka bërë me dije se ky ishte një atentat i mirë organizuar dhe në harkun 8 mujor kanë ndodhur dhe tre atentate të tjerë ku humbën jetën 3 persona.
Sipas tij atentati i tyre është kryer për shkak të humbjes së një ngarkesë të lëndëve narkotike siç ishte rasti i pengmarrjes së Jan Prengës.
“Ngjarja e Elbasanit e dhjetorit të 2018 ekzekutimi i dy shqiptarëve dhe një shtetasi turk që erdhën nga Holanda dyshimet ishin se ndodhi për shkak të pazareve të prishura të narkotikëve mes viktimave ishte dhe një shqiptar që ishte i akuzuar për trafik droge në Indrit Alibej (Dylgjeri) dhe xhaxhai i tij, Alibej njihej dhe me nofkën Tarzani grupi që ai drejtonte ishte i rëndësishme është marrë me transportin e lëndëve narkotike jashtë Shqipërisë, ka pas konflikt pas humbjes së një ngarkesë prej 500 kg lënde narkotike një rast i ngjashëm me Jan Prengës. Ngarkesa ka humbur në një bazë të sigurtë, pra vendet ku sasia e kokainës pasi është tërhequr vendoset aty deri në shpërndarjen e saj me pakicë në destinacionet përkatëse. Pas dy ditësh që u kthye në Shqipëri bashkë me xhaxhain dhe shtetasin turk Indrit Alibej ka qenë bashkë me familjarët, por që atentatorët janë kujdesuar që të mos ndodhë asgjë familjarëve që ndodheshin në makinën e dytë pas makinës së viktimave.
Kjo ishte një ngjarje pa autor, por pas eleminimit të Tarzanit që ishte një emër i njohur që brenda tetë muajve pati dhe 5 atentate të tjerë që ishin në lidhje me këtë ngjarje u godit krahu i Alibej. U bë atentati në fshatin Bosh në Peqin, kushëriri i Inditit sapo erdhi nga Italia një tjetër atentat në Durrës, pasi erdhi nga Brazili pra në një hark të shkurtër u vranë 6 persona dhe nuk kishte asnjë autor, dhe autorët e asaj ngjarje nuk e digjnin por e zbërthenin dhe nuk gjendej më.“, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se dyshohet se Mikael Qosja ndodhet në Dubai.
“Mikael Qosja është personazhi që është marrë me organizimin e vrasjes së ndodhur në 2018 me njohjen dhe gjurmimin e tij. Ky shtetas ka kohë që nuk është në Shqipëri, dyshimet janë që ai mund të ndodhë në Dubai, ai ka lëvizur më shumë me identitetin e tij. Ky shtetas ka jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, por atje ka dhe shumë të tjerë të cilët e kanë parë Dubain si bazë të sigurtë dhe kanë bërë shumë para mbi 100 milione euro ku Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe e ka të vështirë”, ka thënë Hoxha.