Gazetari Artan Hoxha në një intervistë për Abc News këtë të shtunë, ka komentuar zhvillimet më të fundit të ndodhura në vendin tonë.
Ai ka theksuar se problemi kryesor në vendin tonë është krimi i organizuar.
“Pavarësisht se është vijim i një sërë ngjarjesh, nga janari dhe në periudhën e pandemisë java ishte pjesë e këtyre ngjarjeve. Problemi në vend është krimi i organizuar, dhe përballë tij nuk mund ta përfundosh me një tek operacion, por duhet një bashkëpunim me shumë struktura të vendit, për ta hetuar si fillim pastaj për ta goditur. Nuk zgjidhet më siç ndodh tek ne rëndomtë që kur je në opozitë e akuzon për lidhje me krimin e organizuar kjo nuk është zgjidhje”, ka thënë gazetari.
Hoxha në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm një ditë më parë, në lidhje me kthimin e dosjes së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për rigjykim.
LEXO EDHE:Apeli rrëzon dënimin për Saimir Tahirin, ish-ministri do të rigjykohet nga e para
Gazetari ka theksuar se një vendim i tillë jo vetëm që hodhi dritë por e ka bërë më mjegull dosjen e ish ministrit.
“Padyshim ka një hierarki ngjarjes, dhe sigurisht çështja ndaj ish ministrit Tahiri dhe Jaeld Çelëss nuk mund të anashkalohen për më tepër vendimi i Gjykatës. Kjo është një çështje që ka nisur prej 17 nëntorit të 2017 është një çështje në vëmendjen e të gjithëve, medias, policisë, politikës dhe për më tepër në vëmendjen e partnerëve strategjikë BE dhe SHBA. Është një çështje që rrallë kemi një çështje që të pranishëm në sallë janë dhe ndërkombëtarët që e monitorojnë me detaje. Vendimi i djeshëm nuk qartësoi asgjë, por e bëri më mjegull atë që ndodhi. Dëgjuam ish ministrin Tahiri, i cili doli me një ngarkesë emocionale duke pasur parasysh dhe betejën e tij jo vetë në gjyq por dhe atë publikuar. Ai akuzohet si ish ministri i gjatë i Brendshëm gjatë këtyre 30 viteve ndaj ka marrë dhe një rëndësi të veçantë”, është shprehur Hoxha.
Ndër të tjera gazetari Hoxha është shprehur se Krimet e rënda kanë nisur keq hetimet ndaj akoma nuk kemi një mbyllje për dosjen Tahiri.
Gabimin e ka bërë shkallla e Parë, Apeli e ka gjetur atë shkelje dhe ndaj e ka kthyer për rigjykim çështjen.
“Mënyra si Krimet e Rënda nisën hetimet ishte më e keqja. Kam thënë jemi qartazi para një dështimi. Një proces që do prodhonte çfarë ndodhi dhe kush ishin përgjegjësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim mbi disa faksimile që kishin dalë nga prokurori i Katanias, dhe ky prokuror kishte hetuar 4 vjet. Kur goditi grupin Habilaj i kishte dokumentuar. Prokuroria e nisi hetimin pa një punë të mirëfilltë, e nisi politikisht dhe sulmoi ministrin. Ky hetim në këtë formë nuk të garanton sukses. Unë do të doja të zbardhej e vërteta. Fakt është se kanabisi në 2016 ishte lirisht. Kjo dosje është bërë çarçaf se nisi politikisht jo për të vënë drejtësi. Një çështje e nisur keq krijoi një problem shumë të madh mbrapa. Gjykata e shkallës së parë në pamundësi për të dhënë një vendim të drejtë, sepse dosja është shumë e dobët. Të jepet pafajësi do ti sulej opinioni publik dhe opozita, atëherë gjeti një rrugë të ndërmjetme. Rrëzoi akuzat, nga më të rëndat që ka kodi penal, gjykata e shkallës së parë nga këto akuza të rënda dhe një vendim për shpërdorim detyre. Dhe kur prokurori nuk kërkon një vepër të tillë penal, gjykata nuk mund ta shprehë.
Për ti shpëtuar presionit gjykata dha një vendim me kusht për Tahirin dhe burg për Çelën, por rrëzoi të gjitha akuzat për trafik. Hetimin e keq të prokurorit gjykata e devijoi çështjen më keq. Gjykata Speciale e Apeli u ndodh para një situate tjetër, çfarë bëri, që ti shpëtonte presionit të madh, gjen një zgjidhje nuk merret me gjykimin në themel, por vetëm me procedurën. Gjykata e Shkallës së Parë ka bërë gabim nuk duhet të ndryshonte akuzën. Në këto kushte çështja do të rikthehet nga e para, por do ta gjykojë një trupë tjetër. Nëse Tahiri dhe Çela do të ishin dënuar do të ishte më mirë për ta sepse do i drejtoheshin Gjykatës së Lartë”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al