Partizani luan nesër në transfertë në orën 20:15 ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference Leaguë ndaj Basel. Para kësaj sfide për mediet foli kapiteni Hoxha, i cili është koshient për forcën e Baselit, por premton maksimumin.
“Sigurisht që ndaj Basel është një ndeshje e vështirë, por njëkohësisht edhe emocionuese për ne lojtarët sepse të luash ndaj të tilla ekipeve nuk të rastis shpesh. Basel është një skuadër me emër, shpresoj që ne të dhurojmë një paraqitje pozitive.
Në fushë duhet të jemi kompakt të gjithë bashkë si ekip, shpresoj që të kemi edhe pak fat. E kemi studiuar me detaje kundërshtarin, kemi analizuar pikat e dobëta dhe të forta të tyre dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv nesër”, tha Hoxha. /abcnews.al