SHBA: Gati për asosacionin/ Ambasadori Hovenier: Mund ta këshillojmë Kosovën

schedule14:27 - 4 Tetor, 2023

schedule 14:27 - 4 Tetor, 2023

Uashingtoni është i gatshëm ta këshillojë Kosovën për krijimin  Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sqaroi se edhe pse SHBA-ja është e gatshme për këshillim, vëndimi përfudnimtar do të mbetët në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”

Ky është reagimi i parë i shteteve të bashkuara të amerikës, pas deklaratës së presidentes së kosovs vjosa osmani, e cila ditë më parë pati deklaruar se do të konsultohen me Uashingtonin për formimin e asociacionit.

Edhe presidenti serb, Aleksander Vucic po ashtu pati deklaruar se ngërçi i dialogut mes dy vendeve mund të zhbllokohet nëse angazhohen Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën./abcnews.al