Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë treguar planin e vaksinimit për COVID-19, pas sigurimit të 500 mijë vaksinave.
Hoti ka deklaruar se trategjia parasheh që së pari të vaksinohen mjekët, personat mbi moshën 65 vjeçare si dhe ata me rrezikshmëri të lartë.
“Strategjia parasheh në detaje veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri më tani vaksinimin e shpërndarë, në bazë të kësaj të strategjia komunat udhëzohen të përgatisin listën e qytetarëve për vaksinim. Pra me prioritet mjekët, personat mbi moshën 65 vjeç dhe ata me rrezikshmëri të lartë.
Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës. Kemi komoditet që brenda një periudhe të shkurtër kohore të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve.
Pas bisedave që ka bërë dje MSH janë konkretizuar bisedat me PFIZEr për 535 mijë vaksina. Po ashtu janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina. E po ashtu edhe me COVAX bisedimet për 700 mijë vaksina. Janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-COVID. Ne presim që sikurse në vendet e regjionit, vaksinat të vijnë në shkurt”,ka thënë Hoti. /abcnews.al