Hoti: Qeveria rrëzohet nga brenda e jo nga opozita

schedule23:48 - 6 Gusht, 2020

schedule 23:48 - 6 Gusht, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur për mediat se VetëVendosje nuk i ka votat për të rrëzuar qeverinë.

Hoti gjatë fjalës së tij foli po ashtu edhe për debatin me deputeten e VV-së, Mimoza Kusari.

Kryeministri kosovar, i cili ndodhet në izolim pasi është infektuar me koronavirus, është akuzuar për mos respektim të masave pasi u fotografua me ekipin e Prishtinës pas fitores në Kupën e Kosovës.

“Unë i kam respektuar plotësisht protokollet. Nuk kam pasur asnjë shenjë më herët përveç një kollë shumë të lehtë. Më kanë rekomanduar testin, ndërsa menjëherë kam shkuar në shpi dhe jam izoluar”, tha ai.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe inicimin e mocionit të mosbesimit nga VV.

“Qeverinë nuk e ka rrëzuar asnjëherë opozita. Ajo rrëzohet nga brenda. Opozita nuk i ka votat. Kemi nevojë të shqyrtojmë shumë çështje brenda koalicionit. Po punojmë për marrëveshjet e brendshme. Fokuset tona janë luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike”, tha ai. /abcnews.al/