Hoti: Partitë të bien dakord për postin e presidentit ose vendi të shkojë në zgjedhje

schedule13:52 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:52 - 13 Nëntor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti kët ëtë premte i është rikthyer sërish aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit.

Në një konferencë për mediat Hoti theksoi se partitë politike duhet të dakordohen për zgjedhjen e presidentit të vendit, apo të dakordohen siç tha që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Është krijuar një rrethanë e re me zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara. Partitë politike duhet të bëhen bashkë për tu dakorduar për zgjedhjen e  presidentit të ri, apo të dakordohen që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende nuk kemi konsultime të brendshme të partive politike”, ka thënë Hoti.

Kryeministri po ashtu theksoi se së shpejti do të ulen partitë politike për të gjetur zgjidhje.

“Besoj se së shpejti për disa ditë, do të ulemi me partitë politike për të gjetur zgjidhje për qytetarët. Atë që po bëj është që të sigurohemi që qeveria të përfshihet në të gjitha çështjet, si në pandemi e çështje tjera”, ka thënë Hoti. /abcnews.al