Në 4 shtator, në Uashington do të mbahet takimi për çështjen e dialogut mes Kosovës- Serbisë, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se procesi i dialogut do të çojë në njohjen e Kosovës dhe se me Serbinë takohen vetëm për njohje reciproke, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Gjithçka është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve që nënkupton edhe njohje reciproke. Nuk do të ketë kthim mbrapa nga ky qëndrim dhe në çdo bisedë do të ketë bisedime për njohje reciproke”, tha Hoti.
/abcnews.al/