Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas marrëveshjes së nënshkurar me 4 shtator në SHBA është shprehur se atë marrëveshje fuqizohet sovraniteti i Kosovës.
Hotipërmes një konference për mediat është shprehur se në asnjë tavolinë nuk diskutohet për integritetin territorial, por për njohje reciproke.
“Me këtë marrëveshje fuqizohet sovraniteti i Kosovës, nuk dëmtohet. Kemi marrë mbështetje të plotë për orientimet dhe proceset euroatlantike të Kosovës. E kam informuar sekretarin Pompeu për dialogun në Bruksel. Brenda 3 muaj të qeverisjes tonë konsoliduam miqësitë e dëmtuara. Është mbajtur takimi i nivelit të lartë me palën serbe për të draftuar marrëveshjen për njohje reciproke, jo për gjë tjetër. Nuk bisedohet në asnjë tavolinë për integritetin territorial, por vetëm për marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka thënë Hoti.
Ndër të tjera në këtë konferencë kryeministri Hori ka reaguar dhe në lidhje me minishengenin Ballkanik. Hoti ka theksuar se qëndrimi për minishengenin ka qenë kundër, por është detyruar ta pranojë sepse ia ka kërkuar Shtëpia e Bardhë.
“Sa i përket minishengenit ju e dini qëndrimin tim. Më është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, të bëhemi pjesë e kësaj iniciative, por të kujdesemi që mos cenohen interesat. Qëndrimi jonë ka qenë kundër, por jam detyruar ta pranoj”, është shprehur ai.
Sa i takon njohjes së pavarësisë nga Izraeli, kryeministri ka thënë se njohja nga Izraeli nuk ka qenë befasi, por ka qenë befasi sa shpejt ka ndodhur. Unë nuk kam dyshim se marrëveshja do të zbatohet. e.su./acbnews.al

