“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

schedule18:31 - 16 Mars, 2025

schedule 18:31 - 16 Mars, 2025

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e ndan Hotin e banuar me shqiptarë, në dy pjesë, në Hotin e Shqipërisë dhe në Hotin e Malit të Zi. Vija kufitare e vendosur nga Fuqitë e Mëdha, ka ndarë hotjanët duke i lënë familjet dhe pronat, tokat e gjithçka tjetër, në dy shtete.

Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet ’80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri – Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh të izolimit total. Tani është një nga pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi.

Pike kalimi i Hanit të Hotit është shumë i rëndësishëm jo thjeshtë për dy shtetet, por ka një domethënie të madhe rajonale.  Edhe vetë projekti i Doganës së Hanit të Hotit ishte pjesë e projektit të zhvillimit të tregtisë rajonale dhe përfshinte ndërtimin e terminalit doganor dhe rikonstruksionin e pikës së kalimit doganor, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për të arritur në nivelin e zonës Schengen.

Ky korridor do të jetë shtylla e rrjetit kryesor të transportit rajonal që lidh Ballkanin Perëndimor me rrjetin e transportit të BE-së. Zëvendëskryeministrja Belinka Balluku, njëkohësisht ministre e infrastrukturës, ka konfirmuar marrëveshjen me BERZH-in, për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani I Hotit.

Dogana e Hanit te Hotit u inaugurua ne gusht të vitit 2018. Tashmë vlerësohet si pikë e kategorisë së pare sepse shërben si urë kalimi për mallrat në disa shtete të Ballkanit. Luan gjithashtu një rol thelbësor në autostradën adriatiko-joniane, apo Korridori Blu që duhet të kalojë gjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, duke u shtrirë në bregun perëndimor të Ballkanit, dhe që kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!