Hoti: Dialogu nuk ka alternativë, i gatshëm të shkoj në Uashington për të përfaqësuar Kosovën

schedule12:25 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:25 - 3 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi ditën e sotme një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë.

Hoti theksoi se së shpejti me ambasadorin Grenell do të ketë një takim për çështje politike sa i përket dialogut.  I pyetur nëse është i gatshëm të shkojë në Uashington pa presidentin Thaçi, ai theksoi: “Sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel, do të shkoj të përfaqësoj shtetin e Kosovës”.

Ai shtoi se dialogu nuk ka alternativë.

“Kosova ka institucione legjitime kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lexo edhe: Rama: Turp për BE, sot po mban peng një popull

Dialogu nuk ka alternativë. Prandaj sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel do të shkojë të përfaqësoj shtetin e Kosovës. Për të protestuar është e drejtë se secilit, por ne kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare dhe këtë radhë do të sillemi njëlloj, se kur organet e rendit e ngrenë një çështje nuk i pengojmë, por përballemi me ato“, tha Hoti.