Hoti: Asosacioni i komunave serbe, temë e mbyllur! Njohja nga Jeruzalemi hap i rëndësishëm

schedule14:06 - 2 Tetor, 2020

schedule 14:06 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se asosacioni komunave me shumicë serbe në Kosovë është temë e mbyllur me marrëveshje në bazë të Kushtetutës së vendit. Hoti deklaroi se njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës,.

“Asosiacioni i komunave me shumicës serbe është temë e mbyllur me marrëveshje ku janë vendosur edhe norma kushtetuese. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe. Është obligim shtetëror i Kosovës. Sa i përket ambasadës në Jeruzalem, ne jemi vend i ri.

Ka ardhur një njohje e rëndësishme sepse hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës. Pjesë e marrëveshjes është edhe hekurudha Prishtinë-Durrës. Më vjen mirë që sot e nënshkruam një marrëveshje për këtë qëllim. Kjo hekurudhë e kthen portin e Durrësit në një port të rëndësisë strategjike”, tha Hoti./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!