SHQIPËRI– Pa nisur ende sezoni veror hotelet e mëdha dhe me standarde në Shqipëri nuk kanë më vende të lira.
“Shqipëria ka një kërkesë të lartë nga turistët e vendeve europiane. Nuk ka ndoshta as një muaj që ata kanë kontraktuar kapacitete shtesë dhe aktualisht kërkojnë, por që për fat të keq janë ezauruar. Turoperatorët ndërkombëtar kërkojnë ato struktura që janë brenda pritshmërive të tyre, janë struktura të mëdha me rreth 50 dhoma e lartë, plotësojnë fasilitetet, kanë restorante, janë pranë detit,, këto janë të ezauruara, nuk ka kapacitete, janë ezuruar. Pastaj ka hotele që janë shitur 100%, 80% 70 %”, tha ai.
Referuar kontratave të lidhura turoperatorët parashikojnë rreth 40% më shumë turistë se vitin e shkuar. Rritje që reflektohet në të ardhura.
“Mbi 5 miliardë euro të ardhura”
Polakë, çekë, spanjollë, portugezë, hungarezë, sllovakë, e zviceranë kanë prenotuar që herët për të pushuar në Shqipëri ndërsa italianë, gjermanë e të tjera nuk kanë pritur verën.
“Shqipëria është një vend interesant, shumë ndryshe nga shtetet e tjera, më duket speciale. Me makinë shpresojmë të vizitojmë thuajse të gjithë vendin”
“Shqipëria është në rrugën e duhur, prej 2017 kam qenë disa herë, po zhvillohet. Tirana ka ndryshuar shumë krahasur me shtatë vite më parë”
“Shqipëria është e bukur. Tirana është e bukur, kemi qene në Durrës. Është shumë bukur”
“Kemi mësuar për Shqipërinë nga interneti. Tik tok-u, Instagrami janë plot me video nga Shqipëria”
Pikëpyetja e sipërmarrësve në fushën e turizmit është se si do tu shërbejnë të huajve që vizitojnë Shqipërinë.
Shpresat i kanë tek punonjës të kualifikuar nga vende me traditë në turizëm. Kërkesën ja kanë dërguar qeverisë e cila I është përgjigjur thirrjes për ndihmë.
“Kemi marrë përgjigje positive, me dy vende, Tajlandë dhe Filipine është bërë një marrëveshje për shkak se ato kërkojnë kontrata dy vjeçare, kanë problem nëse i ka pritshmëritë apo si ka, jemi në fazën e negocimit final, besoj se është e vetmja mundësi reale që këto shifra të mos na kthehen në boomerang”/ abcnews.al