Hotelet shndërrohen në spitale për të infektuarit me Covid-19 në Indi

schedule10:38 - 15 Prill, 2021

schedule 10:38 - 15 Prill, 2021

Pas konfirmimit të mijëra rasteve të reja me COVID-19, Delhi deklaroi se kishte ngritur qendra të reja për të trajtuar pacientët me koronavirus në sallat e banketeve dhe hoteleve në të gjithë qytetin.

Një total prej 23 hotelesh dhe salla banketesh do të jenë në shërbim të pacientëve, sipas njoftimit nga Ministri i Shëndetësisë të Delhi Satyendar Jain .

Spitalet gjithashtu kanë rritur numrin e shtretërve dhe aparatet e oksigjenit.

Të mërkurën, Delhi regjistroi 17,282 raste të reja, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Vendi ka regjistruar 200,739 raste gjatë 24 orëve dhe  173,000  viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!