Horrori në Kavajë, javën tjetër kishin seancën e divorcit, gruaja e akuzonte të shoqin për xhelozi

schedule14:20 - 10 Prill, 2021

schedule 14:20 - 10 Prill, 2021

Javën që vjen do të dilnin në gjykatë për seancën e divorcit, por sot 48-vjeçari Biblil Shirja i ka vënë flakën makinës duke djegur brenda të shoqen dhe më pas është vetëvarur në pemë.

Këto janë detajet e reja që mësohen nga ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Manskur të Kavajës mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për ABC se Fëllënxa Shirja e akuzonte të shoqin për xhelozi të tepruar dhe të sëmurë.

 

Ata ishin prindër të dy fëmijëve, një djali 18-vjeç dhe një vajze të fejuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë që ka tronditur Kavajën./mv.abcnews.al