Dogji gruan në makinë dhe u vetëvar në pemë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja horror në Kavajë

schedule14:09 - 10 Prill, 2021

schedule 14:09 - 10 Prill, 2021

Bilbil Shirja 48-vjeçari që u gjet i varur në një pemë në fshatin Manskuri e ka dërguar të shoqen me makinë në një zonë të largët ku më pas i ka vënë flakën brenda në automjet. Ai ka pritur kur ajo është nisur për në punë, pasi kjo e fundit punonte në nja fasoneri.

Këto janë dyshimet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Kavajë. Pasi ka djegur në makinë të shoqen Fëllënxa Shirja, 48-vjeçari është vetëvarur në pemë.

 

ABC sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë ku ekspertët hetimorë por vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet paraprake janë se çifti kanë pasur probleme për shkak të xhelozisë dhe ishin në proces divorci. Ata lanë pas një djalë 18 vjeç dhe një vajzë e cila ishte e fejuar./mv.abcnews.al