Horoskopi 28 shkurt, zbuloni shenjën e beqarëve që mund të marrin një propozim

07:08 | 28/02/202007:080

Dashi
Buzëqeshja është kundërpërgjigjja më e mirë për të gjitha problemet tuaja. Do të keni fitime mjaft të mira nga një burim. Mendoni pozitivisht teksa ndërmerrni një vendim. Beqarët e kësaj shenje këshillohen të bëjnë kujdes me veshjen, pasi mund të kenë një takim tepër të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.

Demi
Përpiquni të përfundoni herët punën sot dhe të kryeni aktivitetet që ju dëshironi. Është koha e duhur për investime në pasuri të patundshme. Sharmi dhe personaliteti do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Partneri/partnerja juaj mund t’ju kërkojë diçka sot, të cilën nuk do të mund ta përmbushni.

Binjakët
Presioni nga shefat në punë dhe mosmarrëveshjet në shtëpi mund t’ju sjellin stres. Kjo do të shkaktojë edhe shpërqendrim për ju lidhur me çështje të rëndësishme. Bëni kujdes, pasi mund të bëni shpenzime të kota gjatë ditës së sotme.

Gaforrja
Performanca e fëmijës suaj sot t’ju lumturojë pamasë. Disa persona të rëndësishëm do të jenë të gatshëm të financojnë një projekt, pjesë e së cilës do të jeni edhe ju. Ekziston mundësia që beqarët e kësaj shenje të marrin një propozim.

Luani
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga problemet me zemrën duhet të lënë menjëherë kafenë. Përdorimi i mëtejshëm pritet që të shkaktojë probleme. Beqarët e kësaj shenje do të bëhen konfuzë nga një moment i papritur romantik.

Virgjëresha
Besimi në vetvete dhe një axhendë jo e ngarkuar në punë do t’ju japë mjaft kohë për t’u relaksuar. Tregohuni sot të matur në dashuri. Është dita e duhur për të kontaktuar sërish me disa miq të vjetër.

Peshorja

Merrni pak kohë nga axhenda juaj e ngarkuar për t’ua përkushtuar aktiviteteve shoqërore. Kjo do t’ju ndihmojë që të çliroheni nga stresi i përditshëm. Bëni kujdes me fjalët gjatë një bisede me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi
Ekziston mundësia që të debatoni me partnerin/partneren tuaj, vetëm për të dalë fjala juaj. Partneri/partnerja do të përpiqet maksimalisht që ju ta kuptoni. Për disa persona të kësaj shenje, sporti zë një pjesë të rëndësishme në jetën tuaj, por mos e teproni duke neglizhuar gjëra të tjera më të rëndësishme.

Shigjetari
Përkushtimi juaj në punë do të vlerësohet sot. Kjo mund të shpërblehet edhe financiarisht. Dikush prej jush mund të marrë një dhuratë të çmuar sot.

Bricjapi
Një letër mund t’ju sjellë një lajm mjaft të mirë, duke bërë që jeta juaj të marrë një tjetër kurs. Jeta në çift do të jetë e mbushur plot dashuri. Bëni kujdes me xhelozitë e panevojshme.

Ujori
Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja. Përpiquni të rrisni besimin në vete, pasi në të kundërt, problemet tuaja mund të komplikohen. Sa i përket aspektit profesional, rekomandohet të zgjidhni projekte që duket se sjellin prosperitet për të gjithë familjen.

Peshqit
Nuk përjashtohet mundësia që sot të shihni një anë të panjohur të partnerit/partneres suaj, çfarë do t’ju vërë tepër në siklet. Sot kolegët do të vlerësojnë punën tuaj. Nuk parashikohet ditë me fat për beqarët e kësaj shenje.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono