Homazhet për Mid’hat Frashërin, nderojnë Rama, Berisha e Basha

schedule11:24 - 14 Nëntor, 2018

schedule 11:24 - 14 Nëntor, 2018

Kryeministri Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu demokrat Lulzim Basha vlerësuan figurën e patriotit të shquar Mid’hat Frashëri. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e sjelljes së eshtrave të Mid-hat Frashërit në atdhe, kryeministri Rama vlerësoi figurën e Mid’hat Frashërit si një njeri të dijes universale dhe vetëdijes kombëtare. Në fjalën e tij ish-kreu i qeverisë vlerësoi figurën e Frashërit si një prej personaliteteve më të shquara të mendimit politik, shkencor, kulturor si dhe themelues të nacionalizmit dhe luftës për liri. Ndërsa kreu demokrat Basha falenderoi ata që bënë të mundur kthimin e  eshtrave në atdhe.

Rama: Kush ishte ky djalosh që do hynte në historinë e shqiptarëve si një hije plot dije me identitet të dyfishtë njëri Lumo Skëndo për tempullin e letrave, tjetrin Mid’hat Frashëri për staturën e shtetarit nën mantelin e politikanit me cen në biografi dhe në banesën e fundme do qëndrontë si jabanxhi nën dhe të huaj, sepse i papranuar  për 7 dekada nën dheun e atdheun e tij. Ishte i vetmi djalë që tallazet i lanë Avdyl Toskës, që siç e quan Fishta te “Lahuta e Malësisë”, njëri prej vëllezërve të mrekullueshëm të historisë së shqiptarëve Avdyl Frashërin. Frashërinjtë njiheshin si halimë, njerëz të diturisë, në më të shquarën qytezë të shqiptarisë,  një vend i barabartë me Mekën e Arabisë dhe Betlehemin e Krishtërisë sipas Mihal Gramenos . Në Frashër ky djali i Avdylit mori nën vezullimin e një drite, qumështin e parë të dijes universale dhe vetëdijes kombëtare.

Berisha: Një prej personaliteteve më të shquara të mendimit politik shkencor, kulturor Mid’hat Fshëri. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë, kryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themltar të shtetit të shpalljes së pavarësisë anëtar i qeverisë së parë shqiptare, një studiues apasionant i gjuhës dhe kolos i letrave, themelues i nacionalzimit, qytetar shqiptar udhëheqës kryesor i Ballit Kombetar, promotor i luftës shqiptare për liri dhe bashkimit të tyre në këtë luftë. Paslufte i përzgjedhur nga aleatët e lirisë së shqiptarëve për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura për përmbysjen e xhelatit, Hitlerit të pas luftës Enver Hoxhës vasalit të Beogradit dhe Josif Titos, atij që në një akt hakmarrës primitv do të urdhëronte eleminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork duke përdorur falangat e tij terroriste, por pavarësisht se historia nuk ka qenë e drejtë për Mid’had Frashërin ai sot vjen e pushon në dheun e tij, kurse ata që urdhëruan eleminimin e tij fizik kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë së Shqipërisë. Është fjala direkt për Enver Hoxhën. Nderim të madh këtij burri të shquar të kombit tonë.

Basha: Ka bërë kaq shumë për Shqipërinë dhe kombin. Falenderoj të gjithë ata që e bënë të mundur sidomos deputetin Agron Shehaj, Akademinë e Shkencave për të vendosur një shembull që duhet të ndiqet nga shumë të tjerë. Eshtrat e çdo patrioti që diktatura gjakatare e Hoxhës i ka lënë jashtë atdheut.

Vlerësoj iniciativën e Uran Butkës, depuetetin Shehaj dhe qeveria nuk ka asgjë më shumë se detyrimin për të çuar në vend amanetin e këtij mendimtari të madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!