Homazhet për Maradonën/ Stuhi kritikash për Icardin, shkak një foto

schedule11:57 - 29 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 29 Nëntor, 2020

Homazhet në nderim të Diego Armando Maradonës vazhdojnë ende dhe mediat janë ndalur tek ai gjest që bëri klubi i PSG-së. Ekipi dhe stafi i ekipit francez janë grumbulluar dhe me flamurin argjentinas e fanellën me numër 10 të “El Pibe d’oro” kanë shkrepur një fotografi.

Ajo që bie në sy është se i vetmi lojtar që ka dalë i buzëqeshur në foto është Mauro Icardi. Mimika e ish-interistit nuk cilësohet si rastësi, pasi marrëdhënia e tij me “El Pibe D’Oron” nuk ka qenë edhe aq e mirë. Sulmuesi argjentinas është kritikuar shumë për atë buzëqeshje.

Legjenda e Napolit nuk e fali kurrë Mauron për atë çfarë ai i bëri shokut të tij, Maxi Lopes. Kujtojmë se ky i fundit ishte në një lidhje me Wanda Narën, por pasi kaluan pushimet verore së bashku para disa vitesh ajo u lidh me Icardin dhe u martua me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!