Qindra banorë të qytetit Hambold në Kanada përkujtuan 15 viktimat e aksidentit tragjik të ekipit të hokeit. Homazhet u shoqëruan nga momente prekëse në kujtim të të rinjve që humbën jetën.
Arena e hokeit në akull në qytetin Humboldt në Kanada u kthye në epiqendrën e homazheve për 15 personat që humbën jetën në një aksident tragjik. 10 prej viktimave ishin lojtarë të skuadrës, trajneri, por edhe dy gazetarë radiofonikë.
Qindra banorë u mblodhën për të kujtuar të rinjtë e moshave nën 20 vjeç dhe për të mbështetuar të afërmit e tyre në këtë dhimbje të rëndë.
Presidenti i ekipit Humblodt Broncos tha se në ditë të gjithë duhet t’i japin mbështetje njëri-tjetrit për të kaluar këtë moment të vështirë.Në pistën e akullt logoja e ekipit ishte rrethuar me buqeta lulesh.
Katër ditë më parë autobusi me ekipin e të rinjve po udhëtonte për një ndeshje hokei, kur u përplas me një kamion mallrash./abcnews.al