Hollywood bën film për Haklajt e Tropojës, dalin detajet e para të projektit 32 mln dollarë

schedule12:23 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:23 - 9 Korrik, 2020

Historia e familjes Haklaj, e njohur tashmë në të gjithë Shqipërinë  do të kthehet në një film Hollywood.

Filmi me titull “Haklaj” do të jetë me 4 seri dhe do të flasë për shqiptarët e viteve 1990-2000 dhe vrasjet dhe krimet e ndodhura në këtë familje.

Protagonist do të jetë Fatmir Haklaj dhe familjen e tij, ku rolin e tij do ta luajë një  doktor shqiptar, i quajtur Jurgen Malaj.

Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë, të cilët do të jenë nga disa treva shqiptare.

Buxheti fillestar i filmit është një shumë prej 32 milionë dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë.

Ndërkohë në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika.

Jurgen Malaj:

Vëllezërit Haklaj: