Ishte një vendim goxha i papritur, me “Tulipanët” e Holandës, që kanë anuluar stërvitjen dhe konferencën për shtyp të planifikuar për pasditen e kësaj të marte pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales të së mërkurës kundër “Tre Luanëve”, të Anglisë.
Lajmi për tifozët e “Tulipanëve” u bë publik nga vetë Federata e Futbollit të Holandës, përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare, në rrjetet sociale ku thekson se anulimi i transportit me tren solli si pasojë vonesën e mbërritjes së skuadrës në Dortmund.
“Skuadra holandeze nuk do të arrijë në Dortmund para kësaj mbrëmje. Holanda do të udhëtonte me tren nga Ëolfsburg në Dortmund, por anulimi i kësaj forme transporti solli edhe anulimin e stërvitjes e të konferencës. Skuadra do të mbërrijë në Dortmund me aeroplan këtë mbrëmje në orën 21:20.
Për këtë arsye, konferenca për shtyp në stadiumin e Borussia Dortmund me trajnerin Ronald Koeman dhe Nathan Ake, e cila për fat të keq ishte planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të ndodhë në këtë moment duke kërkuar opsione të tjera”,- thuhet në njoftimin e Federatës Holandeze të Futbollit. /i.m /abcnews.al