Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

schedule08:15 - 15 Mars, 2021

schedule 08:15 - 15 Mars, 2021

Holanda i është shtuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore. Qeveria holandeze tha se pezullimi, i cila do të zgjaste të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake.

Vendimi është marrë pas raportimeve se të vaksinuarit kanë pasur mpiksje gjaku. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë lidhje  mes injektimit dhe rrezikut të rritje të zhvillimit të mpiksjes, informon abcnews.al.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të rasteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!