VIDEO/ Holanda nuk ndryshon qëndrim: Shqipëria akoma më shumë punë për çeljen e negociatave

schedule14:31 - 25 Shkurt, 2020

schedule 14:31 - 25 Shkurt, 2020

Erisa Zykaj-Bruksel

“Drita jeshile për metodologjinë e re të zgjerimit nuk është dritë jeshile automatike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Ky është qëndrimi që kanë përcjellur ministrat e jashtëm të Holandës dhe Francës pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar të zgjerimit të Komisionit Europian në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel. Kërkohet unanimitet në gjirin e 27 vendeve anëtare për metodologjinë e re dhe vlerësim pozitiv nga Komisioni Europian i reformave tê shtetit ligjor, gjyqësorit dhe reformës zgjedhore në Shqipëri dhe Maqedoninë  e Veriut:

“ Ne sot kemi folur për metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Europian me kritere më të rrepta lidhur me korrupsionin dhe shtetin ligjor. Metodologjia e re mbështet nga Holanda. Por nuk kemi folur për reformat në dy vendet. Ne presim së pari raportin e Komisionit Europian për të patur një qëndrim të qartë”, u shpreh Stef Blok, ministër i jashtëm i Holandës.

Pyetje: Pra, metodologjia e re mbështet, por kjo nuk do tê thotë dritê jeshile për dy vendet ?

“Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për dy vendet. Drita jeshile vjen kur tê përmbushen kriteret.  Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate”, tha Blok.

Ndërsa, Amélie de Montchalin, Sekretare e shtetit francez për Çështjet Europiane u shpreh : Komisioneri Varhelyi na tha që do tê na prezantojë ditët e ardhshme vizionin e Komisionit mbi reformat e shtetit ligjor, gjyqësorin, reformën zgjedhore në Shqipêri dhe Maqedoninë e Veriut. Ne presim këto raporte.

Ai na przeantoi metodologjinë e re. Franca është shumë e kënaqur me këtë metodologji. Pozicioni i Francës është i thjeshtë. Nëse kemi një marrëveshje të 27 vendeve anëtare për metodologjinê e re tê Komisionit Europian dhe nëse raporti i Komisionit Europian flet për konsolidimin e progresit në reforma që kemi kërkuar në qeshor të 2018, atëherë ne mund të marrim një vendim brenda një kuadri të ndryshëm nga ai i tetorit të vitit të shkuar .

Edhe presidenca kroate pret raportin e Komisionit Europian pêr hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fillim të marsit:

“Metodologjia e re e Komisionit Europian u mirêprit nga tê gjitha shtetet anëtare. Një mbêshtetje vërtet e madhe për metodologjinë, si edhe mbêshtetje pêr tre shtyllat ku ajo bazohet, përfshirê hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipêrinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe fokusi për reformat ekonomike”, shprehet Maros Sefcovic, zv/president i Komisionit Europian.

Kurse, Andreja Metelko- Zgombiç: sekretarja e shtetit për çështjet europiane të Kroacisë thekson:

“Atê për të cilën ramë dakort, është që kur të marrim  raportin e rifreskuar të Komisionit Europian mbi  progresin zhvillimet e fundit në Shqipêrinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë do kemi një diskutim që mund të na ndihmojë në arritjen e njê vendimi pozitiv për hapjen e negociatave me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë”.

Ndërsa, Ministri i shtetit gjerman për Europën, Michael Roth ka një mendim disi ndryshe.

“Shpresojmë që mund t’i përmbahemi premtimeve tona dhe të dërgojmë një sinjal pozitiv për zgjerimin me vendet e Ballkanit. Presim që raporti i Komisionit Europian mbi zhvillimet e fundit lidhur me reformat luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut të përbëjë bazê të mirë për marrjen e vendimit lidhur me të dyja vendet. Mbetemi optimist”, shprehet ai.

Interesi kryesor i shteteve anëtare kritike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, si Holanda, Franca dhe Danimarka për progres-raportin e Komisionit Europian është ecurina e reformave lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!