Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Holanda ndalon importin e produkteve nga vendbanimet izraelite

schedule16:23 - 22 Maj, 2026

schedule 16:23 - 22 Maj, 2026

Qeveria holandeze ka rënë dakord të vendosë një ndalim për importet e produkteve të prodhuara në vendbanimet hebraike në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, njoftoi sot kryeministri holandez Rob Jetten.

Ai theksoi se ky vendim synon të parandalojë “çdo kontribut përmes aktiviteteve ekonomike nga Holanda në pushtimin e paligjshëm. Qeveria e mëparshme holandeze vitin e kaluar tha se po planifikonte ndalimin, i cili tani pritet të hyjë në fuqi në gjysmën e dytë të vitit.

Holanda është një blerës i madh i produkteve izraelite, por qeveria nuk e ka zbuluar kurrë vëllimin e produkteve që importohen aktualisht nga vendbanimet hebraike.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!