Holanda është një nga shtetet që i ka ende të mbyllura stadiumet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Megjithatë, fansat e futbollit kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’i ndjekur ato. Zgjidhja për këtë problem ishin kinematë, që janë ende të hapura atje.
Kjo mënyrë për të ndjekur sfidat nuk zgjati shumë kohë për holandezët, pasi tashmë ato janë të mbyllura për ndeshjet e fubollit. Arsyeja? Gjatë ndeshjes mes MVV dhe Excelsoir, një tifoz nuk i mbajti dot emocionet dhe i kaloi limitet e etikës.
Afgelopen vrijdag speelde MVV uit tegen Excelsior, maar omdat er geen publiek bij mocht zijn werd de bioscoop geopend om de wedstrijd te bekijken. Vanwege ‘ontoelaatbaar gedrag’ kunnen de awaydays naar de bioscoop niet meer plaatsvinden… pic.twitter.com/QnMKwN76rI
— Awaydays NL (@AwaydaysNL) October 23, 2020
Tifozi i MVV-së festoi duke i rënë kinemasë rreth e rrotull i zhveshur në momentin që ekipi i tij shënoi gol. Veprimi i tij u konsiderua i papranueshëm, duke thyer çdo rregull. Tashmë kinematë nuk do të shfaqin më ndeshje futbolli, pikërisht nga ky episod. /abcnews.al