Holanda lehtëson masat, rihap baret dhe restorantet

schedule08:34 - 26 Janar, 2022

schedule 08:34 - 26 Janar, 2022

Pavarësisht numrit rekord të të infektuarve, Holanda do të lehtësojë kufizimet e Covid, duke rihapur baret dhe restorantet. Kryeministri Mark Rutte gjatë një konference ditën e djeshme tha:

“Sot ne po ndërmarrim një hap të madh për të lehtësuar më tej masat në Holandë. Kjo është kontradiktore për shkak të shifrave rekord dhe ne duhet të jemi të qartë se po rrezikojmë.

Holanda është përballur me protesta të shumta për shkak të hapjes së dyqaneve, palestrave dhe parukierive me 15 janar, ndërkohë që vendet e tjera duhej të qëndronin të mbyllura. Vendi ka shënuar rekord të infektuarish me 60 mijë raste në ditë, kryesisht për shkak të Omicron.

Megjithatë, numri i të shtruarve në  kujdesin intensiv dhe numri i viktimave kanë shënuar rënie.

/abcnews.al