Holanda do të dërgojë në Ukrainë së shpejti 24 avionët luftarakë F-16 që i kishte premtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren tha se lejet e nevojshme për dorëzimin e avionëve në Ukrainë janë dhënë.
Ajo nuk pranoi të specifikonte se sa avionë do të ishin në dorëzimin e parë dhe kur do të mbërrinin në Ukrainë për arsye sigurie. Holanda ka qenë një nga forcat shtytëse pas një koalicioni ndërkombëtar për të furnizuar Ukrainën me F-16 për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore kundër Rusisë.
Qeveria holandeze më herët furnizoi F-16 në një strukturë stërvitore në Rumani, ku pilotët ukrainas dhe stafi tokësor po mësohen të fluturojnë dhe të mirëmbajnë avionët në betejë.
Në prill, Ollongren tha se ajo priste që dërgesat e premtuara nga Danimarka, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të fillonin brenda disa muajsh./abcnews.al