Bledar Hodo, zëvendëstrajneri i Teutës, ka dalë para mediave në prag të duelit me Vllazninë, që durrsakët e luajnë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 18:00. Hodo, i cili më parë ka qenë edhe kapiten i Teutës, fillimisht ka deklaruar:
“Normalisht e dimë rëndësishmen e ndeshjes. Është një duel si gjithë të tjerët e këtij kampionati, plot surpriza. Çunat duken në formë optimale, grupi është i plotë. Mungon vetëm Daja i pezulluar me kartonë, pjesa tjetër janë gati për lojë. Kështu që jemi të gatshëm, e dimë shkallën e vështirësisë. Kemi besim tek ekipi ynë dhe shpresoj t’ia dalim me sukses”.
“Të gjitha skuadrat kanë gabuar, pasi kampionati është shumë i fortë. Mendoj se i kemi përfunduar të gjitha gabimet këtë sezon dhe është momenti i finishit, kur duhet ta mbyllim me sukses. Nuk kemi presion, jemi të qetë. E thashë që në fillim që e dimë rëndësinë e ndeshjes. Nesër shpresojmë të bëjmë më të mirën në fushën e lojës”.
Mendoj se e gjithë skuadra në fazën sulmues po paraqitet mirë. Është punuar për këtë gjë stërvitjes. Shpresojmë që edhe nesër të konkretizojmë me sukses. Të gjitha skuadrat kanë probleme, e thashë edhe më përpara.
Ekipet luajnë ngjeshur, diferencat janë të vogla. Dihet që kampionati ynë është më shumë fizik se teknik. Mendoj se kemi pasur ekuilibër. Edhe në ndeshjet me Tiranën gabuam në goditjet standarde, nuk është se na kapën në ndonjë kundërsulm”, ka përfunduar Hodo. /abcnews.al