Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Bledar Krasniqin, portestuesin që hodhi Molotov në drejtim të punonjësve të policisë në protestën e rithemelimit përballë bashkisë së Tiranës. Për 39-vjeçarin u caktua masa e detyrimit për të paraqitur në prokurori. Ai u arrestua nga policia pasi analizimit të pamjeve filmike. Krasniqi shihet teksa i vë flakën bidonave të mbushur me benzinë dhe më pas i hedh në drejtim të punonjëve të policisë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Edhe pse 39-vjeçaru u ndalua për disa vepra të rëndë penale siç janë ato të “Goditjes për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, apo “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishjes së qetësisë publike”, ai do të hetohet në gjëndje të lirë.
Më herët gjykata ka liruar nga qelia edhe protestues të tjerë që kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur me Molotov efektivë të policisë por ka caktuar masa të lehta siç janë ato të detyrimit të paraqitjes apo dhe arrest shtëpie./abcnews.al