Hodhi cigaren dhe ndezi zjarrin në tokën e tij, flakët dogjën një sipërfaqe pylli, kapet autori në Belsh

schedule09:37 - 27 Gusht, 2023

schedule 09:37 - 27 Gusht, 2023

Një person ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi akuzohet se ka aktivizuare një vatër zjarri që ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Sipas policisë ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!