Hodhën flakadanë në fushën e lojës gjatë derbit Tirana-Partizani, procedohen 4 tifozë

schedule15:08 - 6 Mars, 2022

schedule 15:08 - 6 Mars, 2022

Tirana dhe Partizani zhvilluan mes tyre derbin  në “Air Albania” i cili përfundoi pa fitues në fushën e lojës, ndërsa spektakli në shkallët e stadiumit nuk mungoi.

Tifozeritë hodhën në fushën e lojës flakadanë, thyen stola duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, ndërsa bëhej apel që skuadrat të përmbaheshin që të mos dëmtonin skuadrën e tyre.

Me tymin që kishte mbuluar “Air Albania”, sigurisht do të kishte edhe individë që do të procedoheshin penalisht nga Policia.

Nëpërmjet një njoftimi të Policisë së Shtetit është bërë e ditur se janë proceduar 4 tifozë, të cilët kanë qenë nismëtarët e hedhjes së flakadanëve në fushën ne lojës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeë, E. S., 20 vjeë, S. K., 21 vjeë dhe F. Xh., 30 vjeë, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

/f.a/abcnews.al