Hobi që mund të zgjasë jetën tuaj me 10 vjet

schedule10:31 - 1 Prill, 2023

schedule 10:31 - 1 Prill, 2023

Ne të gjithë e dimë se për një shëndet fizik të mirë duhet të hamë të paktën pesë fruta dhe perime të ndryshme në ditë (në fakt hulumtimi i fundit sugjeron të hamë 30 lloje të ndryshme në javë).

Por a e dini se vetëm duke u marrë me art mund të zgjasni jetën tuaj me 10 vjet?

Sipas një neuroshkencëtareje, duke u marrë me art mund te kemi përfitime të mëdha në uljen e niveleve të stresit, minimizimin e problemeve të shëndetit fizik dhe mendor.

Susan Magsamen është Drejtore Ekzekutive e Laboratorit Ndërkombëtar të Arteve + Minds, Qendra për Neuroestetikë të Aplikuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas saj të merresh 45 minuta të çdo forme arti,  nga piktura tek kërcimi e deri te muzika redukton kortizolin (hormonin e stresit) dhe mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë, të kemi një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Fusha e saj e studimit është neuroestetika, studimi se si arti ndikon në tru. Tregon historinë e një burri me Alzheimer, i cili pasi dëgjoi një listë këngësh që i pëlqente, dhe arriti të njohë djalin e tij për herë të parë në 10 vjet.

“Muzika aktivizon rrugë të shumta të trurit duke stimuluar korteksin dëgjimor (i cili përpunon tingullin), amigdalën (emocionet) dhe hipokampusin (kujtesën)”, thotë ajo.

“Kur dëgjojmë muzikë nostalgjike aktivizoher hipokampusi, por kryesisht, zona të tjera të trurit, të cilat gjithashtu lidhen me kujtesën”.

Sipas Magsamen, sa më shumë të kuptojmë sesi artet funksionojnë, aq më shumë mund të mësojmë t’i përdorim ato në mënyrë efektive në jetën tonë.

“Sa më e rëndësishme, domethënë emocionalisht e fuqishme të jetë diçka, aq më mirë e mësojmë dhe e mbajmë mend atë,” theksoi ajo.

Pra, si mund të përfitojmë më së miri nga këto rezultate për veten tonë?

Synoni për të paktën 30-45 minuta një lloj aktiviteti artistik çdo ditë. Njerëzit që angazhohen në art në mënyrë ideale çdo ditë, por të paktën çdo javë, kanë zbuluar se kanë shqetësime më të pakëta dhe kanë një jetë më të mirë.

/abcnews.al