Hleb e pranon: Gabova që u largova nga Arsenali, ende nuk e di pse e bëra

schedule14:40 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:40 - 27 Tetor, 2020

Ylli i Arsenal, Alexander Hleb, është rikthyer të flasë rreth karrierës së tij. Ish-sulmuesi nga Bjellrusia e pranon që gaboi kur u largua nga “Topçinjtë” e Londrës për të veshur fanellën e Barcelonës. Hleb tregon se edhe sot ende nuk e ka kuptuar se si e braktisi Arsenalin si dhe zbulon një prapaskenë me Wenger vetëm një ditë përpara kalimit të tij në Spanjë.

“Sërish e mendoj atë vendim që kam marrë edhe pse kanë kaluar shumë vite. Nuk e kuptoj. Ende nuk se çfarë ndodhi atëherë apo pse e mora atë vendim. Sigurisht që Barcelona në atë moment ishte ekipi më i mirë në botë, por në të vërtetë unë isha shumë i lumtur tek Arsenali.

Kisha shokët e mi, shkoja mirë me trajnerin Wenger, tifozët ishin të mrekullueshëm, stadiumi si dhe luaja në kampionatin më të fortë në botë. Çdo gjë ishte e përkyer. Isha 100% i lumtur tek Arsenali dhe ende nuk e di se si e pranova ofertën e Barcelonës, edhe pse çdo lojtar e ka ëndërr të luajë me ta”, rikujton ish-sulmuesi për websiten e Arsenal.

 

“Kur fola me trajnerin Wenger rreth situatës sime unë qava. Ne folëm gjatë pushimeve dhe ai më tha se kërkonte të më mbante në ekip, pasi më konsideronte si të rëndësishëm për ekipin. Nuk e dija se çfarë po bëja. Tek Barcelona unë fitova gjithçka, por nuk luaja aq sa tek Arsenali.

Ky është gabimi im i vetëm që kam bërë dhe në atë kohë shumë gjëra po ndodhnin në jetën time private. E fillova aventurën time me katalanasit shumë i nervozuar. Isha gjithmonë agresiv. Tashmë fëmijët e mi më pyesin rreth karrierës sime dhe është diçka shumë e bukur kur ia tregoj atyre”, përfundon Hleb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!