Skënder Hita është drejtori i ri i Policisë së shtetit pas largimit të Prodës. Ky i fundit lejoi dhunën në protestën e opozitë, por selia blu nuk i ka kursyer akuzat për drejtuesin e ri.
Eksperti Faik Basha tha se Hita është drejtor i dy medaljeve, e para nga qeveria në kohën e PD. Më tej, Basha shtoi se opozita mund të gjente fakte për ta akuzuar gjatë kohës së konkurimit, dhe jo pas emërimit.
“Të hedhësh baltë mbi titullarin, gjatë kohës që ishte procedura askush nga opozita nuk ngriti gishtin për të baltosur. Nëse ky zotëri nuk ishte i duhuri, duhet t’i kishin nxjerrë më parë. Berishës, kur i thanë emrin, tha do jetë me rëkim.
Unë nuk e dua këtë lloj politike dhe që institucionet të trajtohen kështu. Nëse ke burimet e tua si opozitë, bëji publike dhe mos u përpiq të nxjerrësh bishtin në fund.
Skënder Hitaj është drejtor i dy medaljeve, e para nga qeveria në kohën e PD.” / abcnews.al /


