Historianët përmes fakteve sjellin figurën e vërtetë të Esat Pashë Toptanit

schedule15:45 - 17 Maj, 2019

schedule 15:45 - 17 Maj, 2019

Rishikimi i figurës së Esat Pashë Toptanit bëri bashkë historianë dhe autorë veprash të kësaj figure në një simpozium shkencor.  Qëllimi kryesore  ishte ridimensionimi përmes fakteve të panjohura i një personazhi kontrovers që pati rolin e tij në etapa te ndryshme të historisë së Shqipërisë.

Përmes dokumenteve dhe artefakteve të zbuluara në arkivat e evropiane, studiuesit risjellin sigurinë  e vërtetë dhe të anatemuar nga dy kohë të Esat Pashë Toptanit, Kryeministrit  të tretë të shtetit shqiptar, pas Ismail Qemalit dhe Turhan Pashës.

Për autorin i librit, “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”, Ilir Ikonomin, Esat Pashë Toptanit i duhet njohur merita e kontributi i tij, për mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e vitit 1912

Mirela Bogdani, themeluese e “Tirona Intellectum” thotë se ridimensionimi përmes fakteve të panjohura  është domosdoshmëri.

Gazetari Feridinant Dervishi nënvizon problemet e rishkrimit të historisë e cila është manipuluar. Studiuesi Gazmend Bakiu thekson faktin se gati për 1 shekull kjo figure  ka qëndruar në  hije pa marrë vendin e merituar.

Esat Pash Toptani ishte një personazh kontravers që pati rolin e tij në historinë e Shqipërisë. Ai ishte protagonisti si ushtarak, politikan dhe diplomat në ngjarjet me të mëdha të historisë së Shqipërisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!