Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të fshirë se çfarë keni kërkuar në Google, atëherë nuk duhet të shqetësoheni më. Google sapo ka përditësuar një nga veçoritë e tij më të dobishme, e cila ju lejon të fshini se çfarë keni kërkuar.
Por si mund të fshini se çfarë keni kërkuar në 15 minutat e fundit?
3 hapat që duhet të ndiqni:
- Hapni aplikacionin Google në celularin tuaj
- Klikoni në të djathë të ekranit
- Më pas klikoni opsionin e dytë: “Fshi 15 minutat e fundit”
Ky funksion është shumë i lehtë për t’u përdorur pasi nuk keni nevojë as të hapni aplikacionin Google Chrome për të fshirë historikun tuaj. Ju duhet të ndiqni vetëm 3 hapat e mësipërm, ndërsa në fund, keni opsionin për të anuluar fshirjen e historikut në rast se keni ndryshuar mendje.
/abcnews.al