“Historia mes dy vendeve nuk ndryshon”/ Barka: Ndalimi i gazetarëve në Greqi ishte i gabuar, por reagimet nga Shqipëria duhet të jenë më të kujdesshme!

schedule21:06 - 4 Nëntor, 2024

schedule 21:06 - 4 Nëntor, 2024

Gazetari Panajot Barka në emisioni “Real Story” në ABC News komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si edhe marrëdhëniet mes vendeve.

Ai u shpreh se reagimet që vijnë nga Shqipëria duhet të jenë më të kujdesshme, pasi sipas tij janë ato reagime që më pas krijojnë probleme. Më tej shtoi se nga atë dyja anët ekzistojnë segmente që kërkojnë përplasje, ndërsa nënvizon se nga Shqipëria janë më të fuqishme.

“Pas 2012 është rritur termi i njëfarë revanshizmi ndaj Greqisë. Në aspektin e asaj gjëje që ta shohim të mundur Greqinë dhe të krijojmë epërsinë shqiptare në Greqi. Pra duhen parë reagimet që vijnë nga Shqipëria më me kujdes. Pra mund të thuhet që nuk mund të pranohet “egocentrizmi” shqiptar siç thoshte Çabej. Por Hedhin tymuese për të tërhequr vëmendjen. Mendimi im është akademik. Sovraniteti 15 ditë pas ardhjes së italianëve në Shqipëri e keni dorëzuar. U bënë përpjekje sporadike nga disa segmente patriotike. Problemi është se kush e ka me kaq zell të madh përplasjen? Kjo më shqetëson. Në takimin e Ramës u vu re që nuk kishte asnjë flamur grek. Kur fliste Rama për nevojën e epërsisë nacionaliste kishte duartrokitje të jashtëzakonshme.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama i cili u shpreh se termi “Vorio Epir ka vdekur”, solli edhe reagimin e Athinës zyrtare. Gjatë intervistës, Barka tha se reagimi i Ministrisë së Jashtme Greke nuk kishte qëndrime jashtë normales.

“Me përjashtim të deklarimit që historia nuk parashkruhet nuk kishte ndonjë reagim tjetër. Por unë besoj se Greqia pavarësisht se ka momente si me çështjen Beleri, përse Greqia u detyrua të bëjë hapa…me gjasë vendosjen e vetos, por që nuk e vendosi. Por Greqia na imponohej ne si përfaqësues të minoritetit që të mos pengohej Shqipëria në rrugën europiane. Më shumë them që krijojmë ne probleme që Greqia është e detyruar. Politika në Greqi është e fuqisë së shumë segmenteve dhe në momente të caktuara është e detyruar të bëjë mbrapa. Pra këto segmente bënë atë gjë që ishte e gabuar, ndalimi i gazetarëve”, u shpreh ai.

/abcnews.al/