Historia me rrahje e polici, “demi” Boldor jep skenarin e tij në Rumani

schedule10:47 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 11 Korrik, 2020

Deian Boldor mohoi të kishte pasur sherr me Erald Çinarin në rrjetet sociale, ndërkohë që lajmi kishte shkuar deri në Rumani. Mbrojtësi, që ka qenë edhe pjesë e kombëtares U21 të vendit të tij, është kontaktuar nga “Gazeta Sporturilor” dhe ka folur për ta.

Shkurtimisht, rumuni hedh poshtë gjithçka është raportuar në media dhe jep versionin tij të ngjarjes. “Unë kam koronavirus, është e vërtetë, por jam në shtëpi dhe jo i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më telefonojnë të më pyesin nëse kam pasur sherr”, shprehet Boldor.

Mbrojtësi i Partizani më tej shton: “Nuk është e vërtetë që ka pasur sherr. Askush nuk është arrestuar, nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht kemi diskutuar në një grup ‘WhatsApp’-i. Është shumë e shëmtuar që arriti deri këtu kjo histori”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!