Historia e trishtë e 21-vjeçarit autik që do të deportohet nga Suedia/ Halla bën thirrje: Na ndihmoni, prindërit i kanë ndërruar jetë

schedule09:03 - 11 Shtator, 2024

schedule 09:03 - 11 Shtator, 2024

Genti është 21-vjeçari autik me një histori të vështirë jetese. Ai përveç se autik, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, edhe aktualisht po kërkon azil në Suedi. Mirëpo, Agjencia e Emigracionit ka vendosur ta kthejë në Suedi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, halla e Genti ka bërë thirrje për ndihmë, në mënyrë që të gjithë të firmosin një peticion që 21-vjeçari të qendrojë në Suedi, pasi ka nevojë për përkujdesje.

Ajo theksoi se Genti ka humbur nënën e tij nga kanceri kur ishte 10 vjeç, ndërsa babai disa muaj më parë.

“Genti është 21 vjeç me autizëm, epilepsi dhe sëmundje të tjera. E ëma i ka vdekur para 10 vitesh, më pas gjyshja dhe babai. Unë jetoj në Suedi dhe kam bërë një kërkesë për azil. Ai aktualisht është në një institucion për njerëz me nevoja të tilla. Ai ka nevojë për ndihmë 24 orë.

Sipas ligjeve suedeze dhe të Europës është një rast që i kalon azilit humanitar. Por dhe në Suedi ndodhin gabime siç ndodhin në çdo vend të botës, pasi varet se kush është personi që trajton procedurën dhe si e trajton.

Vendimi është i formës së prerë nga Gjykata e Emigracionit që Genti do të kthehet në Shqipëri.

Genti ka dhe një motër binjake me shëndet të plotë dhe sot është në Amerikë me letrat e punës”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!