Historia e trinjakëve shqiptarë në Zvicër, babai me 5 djem: Doli nusja duke qarë nga mjeku

schedule09:26 - 11 Janar, 2023

schedule 09:26 - 11 Janar, 2023

Xhem dhe Ardiana Aliaj janë prindër të 5 djemve. Ata fillimisht kishin dy djem, ndërsa në 1 janar të vitit 2021 jeta e tyre ndryshoi, pasi u bekuan me trinjakë.

Në një lidhje me Skype nga Zvicra, ku dhe jetojnë, ata treguan për “ABC e Mëngjesit” momentin kur mjeku i dha lajmin se janë trinjakë. Ndërsa Xhemi theksoi se po priste jashtë dhe Ardiana shkoi duke qarë, edhe i tregoi. Kështu ai u emocionua pafund.

Tani kam më shumë punë. Gjithçka është më ndryshe, por edhe para lindjes së trinjakëve kemi qene prind. E kemi ditur si është të rrisësh fëmijë, por pas lindjes së trinjakëve është më shumë punë, më shumë lodhje.

Ne kemi patur dëshirë të kishim edhe një fëmijë. Do ishim edhe më të lumtur po të ishte vajzë. Po në vizitën e parë te mjeku kur na treguan se janë trinjakë ishim shumë të befasuar, nuk e kishim pritur këtë lajm. Një herë na tregoi që janë dy, se i thash nuk jam mirë, më vjen për të vjellë. Por më tha mund të jenë edhe dy, nuk e dinim për tre”, u shpreh Ardiana.

Momenti i parë është që fëmija të jetë shëndosh e mirë se njëri prej tyre na ka vdekur në muajin e pestë të shtatzëniësë. Edhe kur e pash duke qarë, ma mori mendja se nuk ishte diçka në rregull. E pyes ça ka dhe më thotë që është shtatzënë. “Po mirë”, i them. “Nuk është një”, më thotë. “Po dy?”, i them. “Jo, tre”, ma kthen. Ka qenë diçka, një emocion që nuk mund ta përshkruaj”, rrëfeu Xhemi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!