Kjo është një nga historitë më të dhimbshme të epokës së komunizmit shqiptar. Në vitin 1974, Seit Zeqiri, një punonjës i Sigurimit të Shtetit tenton të fusë në shtrat një vajzë bukuroshe nga Tropoja, të quajtur Rukie Rama.
DOKUMENTARI I PLOTË
Por vajza e refuzon. E refuzon pafundësisht. Refuzimi kategorik i femrës e tërbon njeriun me pushtet. Fabula e mëtejme është e krejt e egër. Shumë shpejt dëshirave seksuale ua zë vendin hakmarrja me çdo mënyrë e çmim.
Skenarë për ta mbyllur në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës thuren me shpejtësi. Agjentura e policisë politike të gjithë zonës angazhohet. Rukia Rama arrestohet, por nuk thyhet.
Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i dashuri i Rukies, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore. Çështja komplikohet. Sigurimi i Shtetit tërhiqet duke u detyruar të pranojë ekzaminimin…
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e përgatitur nga autori i emisionit Abc/Story, Ferdinand Dervishi. /abcnews.al