Historia e pabesueshme e 8-vjeçarit që udhëtoi i vetëm nëpër Sahara për të vazhduar shkollën në Europë

schedule14:18 - 22 Mars, 2024

schedule 14:18 - 22 Mars, 2024

Një udhëtim i jashtëzakonshëm përtej Saharasë dhe Mesdheut, nga një djalë tetë vjeçar nga Mali, Afrika Perëndimore, me qëllim që të arrinte në Europë për tu shkolluar.

I vogli Umar Namoko katër muaj më parë vendosi të largohej nga fshati i tij pranë Tabaga, Mali pas një sulmi xhihadist, gjatë të cilit u nda nga familja.

Në vend që të kthehej në shtëpi, djali vazhdoi udhëtimin e tij nëpër Sahara, ku takoi disa emigrantë të tjerë dhe më pas përfundoi në Libi.

Më pas ai u përpoq të notonte përtej Mesdheut, por roja bregdetare libiane ndaloi varkën me të cilën ishte dhe e dërgoi Umarin në burgun famëkeq Ain Zara të Tripolit.

Djali u arratis me ndihmën e dy të rriturve të fshehur në një kosh plehrash dhe arriti në bregdetin e Zaëiya, jashtë kryeqytetit libian, për të hipur në një varkë të re, ku takoi një shok më të madh në moshë, që e shoqëroi gjatë udhëtimit të tij.

Me ta në varkë ishin 23 fëmijë të tjerë dhe mbi 60 të rritur, të cilët udhëtuan nëpër Mesdhe duke ndjekur ëndrrën për një jetë më të mirë në Europë.

Ata më pas u shpëtuan nga anija SOS Méditerranée.

Në anije ndodhej edhe gazetarja italiane, Angela Nocioni, e cila u interesua për djalin e dehidratuar e të kequshqyer nga Mali, i cili vuante nga hipotermia për shkak të vuajtjeve të mëdha:

“Është një fëmijë i jashtëzakonshëm. Kur më tregoi për aventurën e tij, bëra gjithçka që munda për të konfirmuar detajet.

Djali i vogël më pas u dërgua në qendrën lokale të pritjes së emigrantëve, ku e priste një ndërmjetës nga qeveria e Malit. Prindërit e tij ishin ende në vend, siç tha për gazetën britanike drejtori i qendrës, Alessandro Fucilli.

Djali e mbante mend numrin e telefonit të babait dhe Fucili i dha celularin për ta telefonuar. Kur babai iu përgjigj thirrjes, Omeri i lumtur e informoi se tani ishte në Europë. Dhe ajo e pyeti: “Babi, a mund të shkoj në shkollë tani?”

“Ai është një djalë shumë i zgjuar, shumë i guximshëm,” tha Fucilli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!