Irena Steinova e njohur si Irena Stein është shqiptarja që po bën krenar vendin tonë në Izrael. Ajo ka spiktur në sportin e shahut, ku ka marrë shumë çmime. Madje, ka krijuar edhe një nismë shumë të veçantë për t’i mësuar shahun fëmijëve autik.
Në një lidhje me ‘Viber’ për “ABC e Mëngjesit”, Irena ka treguar historinë e familjes së saj, babait dibran dhe nënës hebreje. Ajo ka zbuluar se si janë njohur ata, peripecitë që kanë kaluar në jetë dhe deri te e drejta që i mohoi shteti për të vazhduar shkollën e lartë, që bëri t’i përkushtohej shahut.
“Unë jam shqiptare, babën shqiptare dhe nënë hebre. Për shkak të Holokaustit, gjyshja ime u azgjësua në kampet e Auschwitz dhe unë kam emrin e mbiemrin e gjyshes që në shqip lexoheshe thjesht Steinova, por kush di gjermanisht e lexon Shtajnova. Unë kur erdha në Izrael e shkurtova dhe e bëra Shtain, pra shkruhet si në shqip Stein dhe lexohet Shtajn.
Unë kam ikur në Izrael në prill të 1991. Familja e nënës ka qenë në Çekosllovaki dhe baba dibran shkoi në Çeki për të studiuar në Universitetin e Pragës, u njoh me nënën, u martuan në 1935 dhe erdhën në Shqipëri më 7 mars 1939. Erdhën në Shqipëri 9 muaj përpara pushtimit fashist dhe pastaj filloi aventura e gjithë intelektualëve shqiptar.
Jam zgjedhur nga grupi im si përfaqësuese në Kryesinë e Federatës së shahut të Izraelit, jemi 15 veta dhe unë jam një nga ato. Unë kam filluar ta ushtrojë shahun te fëmijët autik dhe mund të jem nga të parat në Izrael që kam filluar të mësojë këta fëmijë dhe kjo më emocion. Edhe ka rezultate dhe bota ka filluar ta mbështesi”, rrëfeu Irena./abcnews.al