Këtë puntatë, emisionin “Pas Mesnate”, “ka veshur” ngjyrat kuq e zi, me rastin e festave të Nëntorit.
Studiuesi dhe koleksionisti, Niko Kotherja ka ndarë detaje historike mjaft interesante. Ai ka zbuluar se himni kombëtar është kënduar për herë të parë në vitin 1908 nga “Banda e Lirisë” në Korçë, moment të cilin e ka të dokumentuar dhe me foto.
Kotherja ka thënë se Ditën e Pavarësisë është kënduar himni me tekstin e Murat Toptanit dhe muzikë të Thansa Flloqi.
“Unë kam një foto të korit që është kënduar për herë të parë himni kombëtar në 1908. Kjo është një foton që tregon informacion politik, i cili është themeluar më datën 7 tetor të vitit 1908 në Korçë. Ajo emërtohej si Banda e Lirisë. Ata interepretuan për herë të parë me veglat e tyre këngën e lirisë që më vonë do të bëhej himni i flamurit.
Ne kemi një krijim që është dhënë në datën 28 nëntor 1912, është teksti i hartuar nga Murat Toptani, i kompozuar nga kompozitori, përkthyesi, gazetari, metodisti i shkollës shqipe, juristi i jashtëzakonshëm, Thanas Flloqi dhe sipas gjithë dëshmive që kemi deri më sot, delegatët e kanë mësuar këtë krijim të ri dhe e kanë mësuar në momentin që u ngrit flamuri. Brezat ndër vite shqiptarësh që kanë pasur moshën e tyre të madhe, kanë qenë e vështirë të riprodhonin anën muzikore të tij, por e dinin që ka ekzistuar.
Sot kemi dhe tekstin dhe partiturën e kësaj kënge që është kënduar. Nuk di të jetë kënduar në Shqipëri në shumë dekada, derisa sot nuk besoj të kemi njëri që mund ta dijë dhe ta interpretojë.
Unë për atë kam biseduar me muzikologun tonë, Eno Koçon. Ai më duket se e ka interpretuar para dy vitesh në një koncert që ka pasur në Kosovë. Pavarësisht se si ka rrjedhur koha, për ne është e rëndësishme që më tutje të dokumentojmë gjurmët që na kanë mbetur prej asaj dite të shenjtë dhe historike të shqiptarëve”, u shpreh ai./abcnews.al